Erdogan: Me lejen e Allahut askush nuk do të mund të na pengojë të shkruajmë një sukses të madh për vendin dhe popullin

“Me lejen e Allahut askush nuk do të mund të na pengojë të shkruajmë një sukses të madh për vendin dhe popullin. Mjafton që si popull të ruajmë unitetin, sovranitetin, vëllazërinë dhe solidaritetin tonë” u shpreh ndër të tjera Erdoğan

ÇANAKALE (AA) – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e 101 vjetorit të Përkujtimit të Dëshmorëve të 18 marsit dhe Fitores Detare të Çanakkalasë ka marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur në stadiumin “18 Marsi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në fjalimin e tij u shpreh se: “A mund ta sakrifikonim Stambollin, a mund ta jepnim atë. Për këtë ishte Çanakkalaja që thuhet se është e pa-kalueshme dhe të cilën nuk mundën ta kalonin. Ka shumë që kanë dëshira mbi Stambollin, por që të gjitha dëshirat e tyre nuk u realizuan. Dhe padyshim që i pret i njëjti fat edhe ata që luajnë çdo lojë nga brenda dhe jashtë për të vendosur në pozitë të vështirë kombin tonë”.

“Me lejen e Allahut askush nuk do të mund të na pengojë të shkruajmë një sukses të madh për vendin dhe popullin. Mjafton që si popull të ruajmë unitetin, sovranitetin, vëllazërinë dhe solidaritetin tonë” u shpreh ndër të tjera Erdoğan.

– “Nuk trembemi, jemi të pathyeshëm dhe nuk i largohemi luftimit”-

Ndër të tjera presidenti Erdoğan ka theksuar se: “Në shembullin e fundit në sulmin me bombë të ndodhur në rajonin Kızılay të Ankarasë, një mjet autobombë hyri në mesin e njerëzve tanë të pafajshëm duke i kushtuar jetën e 35 personave dhe plagosjen e një numri të madh të qytetarëve tanë të tjerë. Ne si popull nuk trembemi, jemi të pathyeshëm dhe nuk i largohemi luftimit nga kushdo që na del përballë si burrë sado që i fortë të jetë. Por i ashtëquajturi terrorizëm na del përpara në më mënyrën më tinëzare, më dinake, dhe me metodat më çnjerëzore duke na vështirësuar punët tona”.

– “Këto i janë dorëzuar terrorizmit”-

Ndërsa në lidhje me lejimin e ngritjes së çadrës së PKK-së pas ndërtesës së Këshillit të BE-së, Erdoğan u shpreh: “Belgjika lejon që ato që të ngrenë çadër atje dhe që nga atje të valëvisinleckat e tyre. Këto nuk janë as të ndershëm, dhe as të sinqertë. Këto janë veprimi dyshuese. Sot kanë ulur flamurin, kanë ngritur posterat, kë po mashtroni. Tregohuni të drejtë dhe të sinqertë. Përballë nuk keni një Turqi, një popull turk që mashtrohet. Këtë duhet ta dini mirë se emërimi i kësaj është ti dorëzohesh terrorizmit. Këto i janë dorëzuar terrorizmit”.

Artikulli paraprakErdogan: Sa u përket ndihmave humanitare Turqia e dyta pas SHBA-ve
Artikulli vijuesBE-ja tregohet “koprrace” ndaj kërkesave të Turqisë