Erdogan me një mësim të mirë liderëve të G20-ës (Foto/Video)

Liderët politikë të 20 shteteve më të industrializuar të botës, vazhdojnë të qëndrojnë në Shën Petersburg në kuadër të punimeve të Samitit të G20-ës, ku tema kryesore është situata në Siri dhe mundësia e një sulmi ushtarak nga ana e SHBA-ve.
Por, dje ka ndodhur një moment shumë interesant me protagonist kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Teksa krerët e 20 shteteve po bëheshin gati për foton zyrtare dhe kur secili prej tyre kishin nën këmbë flamurin e shtetit të tyre për të mësuar më shpejt vendin, Erdogan e mori flamurin turk nga toka dhe më pas e futi në xhep, transmeton Albeu.

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/cwB9E7PGZuo” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakGoogle Chrome pozicionohet si shfletuesi lider në botën mobile
Artikulli vijuesShëmtia që mund të shkaktoj celulari