Libi – Magarif bën thirrje për shpërndarjen e grupeve të armatosura

Lideri i përkohshëm i Libisë Muhammed el Magarif, ka dhënë urdhrin që të gjithë milicët ose të mblidhen nën autoritetin e qeverisë ose të shpërndahen.

El Magarif tha se koordinimi midis grupeve të armatosura në mënyrë ligjore dhe ushtrisë do të bëhet në sajë të një qendre operuese në Bengazi.

“Kurse grupet e armatosura të jashtëligjshme ose duhet të hyjnë nën autoritetin e qeverisë ose duhet të shpërndahen” ka thënë ai.

Edhe agjencia zyrtare e lajmeve LANA në Libi ka lajmëruar se prej grupeve të armatosura është kërkuar që t’i braktisin godinat dhe objektet e ushtrisë sepse në rast të kundër përkundrejt tyre do të përdoret forcë.

Të premten e kaluar në Bengazi rreth 30 mijë vetë kishin protestuar grupet e armatosura./trt/kohaislame

Artikulli paraprakPërse evropianët po pranojnë Islamin?
Artikulli vijuesBurgim me kusht për ish-kryeministrin izraelit