Turqia sanksionet nga sindikata e shoferëve të kamionëve ndërkombëtar të Rusisë

Sindikata e shoferëve të kamionëve ndërkombëtar të Rusisë, ka sanksionuar Turqinë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Zaman e Turqisë e cila thotë se në bazë të këtij vendimi, shoferët e kamionëve në Rusi nuk kanë të drejtë të transportojnë mallra në Turqi.
Sindikata në fjalë nuk ka rinovuar kontratën që ka patur me palën turke për transportin e mallrave me kamionë rusë në Turqi.
Moska në Dhjetor të vitit 2015 gjithashtu ka ulur numrin e lejeve për shoferët turq që të futen dhe transportojnë mallra në Rusi. Vlera e shkëmbimeve tregtare mes Rusisë dhe Turqisë në vitin 2014 ka qenë 31 miliard dollarë.
Artikulli paraprakRenditja e vendeve që shpenzojnë më shumë në armatime
Artikulli vijuesMerkel mbron qëndrimin për kufij të hapur