Erdogan: Nuk jam diktator e as i pavdekshëm

Turkish President Tayyip Erdogan attends an interview with Reuters at the Presidential Palace in Ankara, Turkey, July 21, 2016. REUTERS/Umit Bektas - RTSJ3AK
1 Min Read

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan në një intervistë për CNN ka sqaruar se ndryshimet e reja kushtetuese nuk do të thonë se ai është bërë një diktator.
Për më tepër Erdogan ka thënë se referendumi nuk ishte aspak për shkak të tij.

“Ju e dini, unë nuk jam i pavdekshëm. Unë mund të vdes çdo moment”, ka thënë Erdogan, transmeton lajmi.net.

Ai mohoi se qëllimi i tij është për ta thyer sistemin aktual politik turk. Mirëpo, pas referendumit Erdogan ka fituar shumë kompetenca.

“Vërtet ndryshimet janë të mëdha. Por kjo nuk do të thotë se unë jam bërë një diktator. Ku ka diktaturë nuk ka sistem presidencial. Dhe ajo që keni parë të dielën quhet demokraci. Referendumin unë e quaj vullnet të popullit”, ka thënë ai.

Kujtojmë se vetëm 51 për qind e popullit votuan pro referendumit./

TAGGED:
Share This Article