Ushtria turke asgjëson 24 terroristë

Forcat e Armatosura Turke në operacionet ajrore kundër organizatës separatiste terroriste PKK brenda dhe jashtë vendit u asgjësuan 24 terroristë.

Në deklaratën e bërë nga Forcat e Armatosura Turke bëhet e ditur se në 2 operacionet në zonën rurale të bërë dje gjatë orës 06.50 dhe 08.26 objektivat e përcaktuara u goditën në shenjë dhe u asgjësuan 12 terroristë.

Avionët reaktivë të Forcave Ajrore Turke dje në orën 11.30 u ngritën mbi rajonin Avashin në veri të Irakut.

Një mitraloz kundërajror që hapi zjarr ndaj avionëve u godit dhe u asgjësua nga avionët e ushtrisë turke.

6 terroristët e PKK-së në atë pozicion u asgjësuan në operacion.

Kurse në operacionin në Avashin të zhvilluar në orën 21.55 u goditën 4 objektiva terroriste.

Bëhet e ditur se dëmet që i janë shkaktuar terroristëve nuk janë përcaktuar ende.

Ndërsa sot, 6 terroristë të përcaktuar nga Forcat e Armatosura Turke në zonën rurale në nënprefekturën Jyksekova (Yüksekova), asgjësuan me mjetin pa pilot të armatosur IHA.

Artikulli paraprakUshtria dhe populli duke bërë dua – Prizren, viti 1911 (FOTO)
Artikulli vijuesSerbia falënderon Izraelin që s’e njeh Kosovën