Nuk jemi dhe nuk do të bëhemi robër të askujt, përpos Zotit, tha presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjalimi në programin për shënimin e lindjes së Profetit Muhamed a.s., raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne a nuk e paguajmë çmimin e terrorizit? Po, ne e paguajmë. Shikoni sa njerëz vdesin. Natyrisht, nuk mund të ndalemi. Me operacionet do të shkojmë deri në fund. Pse? Pra, do të vazhdojmë për të ruajtur unitetin dhe prosperitetin”, ka thënë Erdogan.
Ai ka thënë se në takimin e fundit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) ka kujtuar se “ne nuk jemi as Shia e as Sunni, ne kemi vetëm një fe dhe ai është Islami”.
“Mund ti takoni cilit do komb, cilës do origjinë etnike, mund të jeni turq, kurdë, çerkezë, shqiptarë, laz, gjeorgjianë, abkhazë, boshnjakë, rumunë, por ajo që na bashkon është Islami. Ne jemi muslimanë dhe këtë e kemi të përbashkët”, tha Erdogan.
Presidenti turk shtoi se “ne nuk na ngjason që të bëhemi robër të robërve, nuk kemi qenë dhe kurrë nuk do të jemi robër të tjetër kujt përpos Zotit”.