Erdogan propozon ndërtimin e një qyteti të ri për refugjatët

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan propozoi ndërtimin e një qyteti të ri në pjesën veriore të Sirisë, në të cilin do të vendosen disa nga refugjatët shumë milionësh të cilët e braktisën vendin e tyre për shkak të luftës.

Erdogan në fjalimin e mbrëmshëm në Stamboll theksoi se qyteti i ri do të ndërtohej në afërsi të kufirit turk, duke shtuar se për këtë ide veçmë ka biseduar edhe me presidentin amerikan Barak Obama.

“Do t’ju tregoj diçka. Zgjidhja është të krijojmë qytet në pjesën veriore të Sirisë. Biseduam për atë ide edhe me Obamën dhe madje përcaktuam kordinata, por plani ende nuk ka filluar të realizohet”, theksoi shefi i shtetit turk.

Ai sqaroi se qyteti mund të shtrihet në sipërfaqe prej 4.500 kilometra, ndërsa infrastruktura e tij mund të ndërtohet në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare.

Autoritetet turke shumë herë janë munduar t’i bindin aleatët e tyre perëndimor të ndihmojnë gjatë vendosjes së zonave të sigurisë në Siri, ku do të vendosen refugjatët, por kjo është hera e parë Erdogan të propozojë ndërtim të një qyteti të tërë.

Në Turqi për momentin gjenden rreth 2,7 milionë refugjatë sirianë.

Artikulli paraprakKastriot Rexhepi nga Shoqata NUN ka dy tre fjalë për ministrin Fatmir Besimi
Artikulli vijuesBilanci një javor i armëpushimit në Siri