Erdogan refuzon të ulet në safin e parë. E dini pse?

Ditë më parë në faqe të ndryshme interneti u postua një fotografi që tregonte se si presidenti i Turqisë, ishte ulur në pjesën e fundit të safëve, në një xhami të Turiqisë.

Mirëpo, arsyen se pse ishte ulur aty, nuk e dëgjuam. Portali ynë, islampress.info, ka mësuar se ky gjest i presindetit turk, ka ardhë si rezultat i vonesës së tij për në namaz të xhumasë.

Edhe pse xhemati i xhamisë kanë tentuar që atë ta ulin në saffin e parë, Erdogan, ka insistuar që të ulet në fund, së bashku me njerëzit e tij, pse nuk ka mundur të vij me kohë në namazin e xhumasë.

Ky gjest i presidentit turk, na duket shumë mësimdhënës dhe plotë edukatë fetare, duke dashur me këtë të tregojë edhe për hadithin e Muhammedit a.s. që ka thënë se nuk është e lavdërueshme, nëse vonohesh për në xhami, të kalosh mbi njerëz dhe të ulesh në saffin e parë.

erdogan

(Islampress)

 

Artikulli paraprakStatuja e Lirisë fillimisht ishte projektuar si statuja e muslimanes së mbuluar
Artikulli vijues16 të vdekur në Kajro nga sulmi në një klub nate (Video)