Kryeministri i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan ripohoi të shtunën se qeveria do të mbyllë të gjitha qendrat private parapërgatitore dhe do të bëjë konvertimin e tyre në shkolla konvencionale private.
Erdogan vizitoi dy provincat lindore të shtunën për të marrë pjesë në mitingjet e para të zgjedhjeve lokale që kur filloi fushatën zgjedhore të mërkurën.
“Shkollat shtetërore do të sigurojnë mësim shtesë pa pagesë për fëmijët në fundjavë, nëse është e nevojshme,” tha ai.
Erdogan tha gjithashtu se rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme lokale do të jenë jetike për të ardhmen e Turqisë dhe zgjedhjet i quajti një “luftë të re për pavarësi.”
“Ju do të jepni vendimin përfundimtar më 30 mars. Ju do të caktoni nëse duhet të ndalen së vepruari strukturat paralele brenda shtetit, ” tha Erdogan në fjalimin e tij në Sivas , duke iu referuar polemikave që një qeveri nën hije ishte themeluar nga gjyqësori, policia dhe mediat që për synim kishin qeverinë.
” Ato duar të pista nuk do të arrijnë qëllimet e tyre në këtë vend. Ne pa hezitim do të përgjigjemi në mënyrën e duhur ndaj tyre,” tha ai./mesazhi/
You Might also Like
Komuniteti islamik në BiH mirëpret liderin e ri
Bashkësitë rajonale islamike parashikojnë që Husein Effendi Kavazoviç të vazhdojë forcimin e jetës fetare dhe…
By
4 Min Read
Turqia do ketë avionët e prodhimit vendas
Në fabrikën e cila do të ndërtohet në Turqi me prodhimin e nënsistemeve të avionëve…
By
4 Min Read
Pakistan: Nga sulmet ajrore – 25 talebanë të vrarë
Zyrtarët e Pakistanit thonë se aeroplanët luftarakë dhe helikopterët ushtarakë i kanë bombarduar pozicionet e…
By
1 Min Read
Mbledhje ndërkombtare për Muslimanët e Birmanisë në Katar
Institucionet Ndërkombëtare të Shoqërisë Civile u mblodhën në Katar për myslimanët e Birmanisë. Në…
By
2 Min Read
Siri, 46 viktima nga dy sulme me autobomba në Homs
Dy sulme me autobomba u kanë marrë jetën 46 personave në qytetin sirian të Homsit.…
By
1 Min Read
Mbi dy milionë haxhinjë takohen në Arafat
Haxhinjtë e veshur me të bardha mbuluan Kodrën e Mëshirës. Ata u panë të përjetojnë…
By
3 Min Read
