Një komandant i lartë i talebanëve të Pakistanit u qëllua për vdekje nga persona të armatosur rajonin verior të provincës Vaziristan. Lajmin e bënë të ditur burimet e sigurisë dhe anëtarët e familjes së komandantit.
Asmatullah Shaheen ishte në listën e më të kërkuarve nga ushtria pakistaneze, dhe për kapjen e tij ishin ofruar 120.000 $. Ai u emërua si shef i përkohshëm i talebanëe të Pakistanit pas vrasjes së Hakimullah Mehsud, lideri i mëparshëm që u vra nga forcat amerikane.
Bisedimet e paqes midis qeverisë pakistaneze dhe talebanëve filluan më 6 shkurt, por u ndërprenë javën e kaluar, pasi kryengritësit konfirmuan ekzekutimin e 23 burrave nga një forcë paraushtarake e qeverisë në shenjë hakmarrje për vrasjen e luftëtarëve të tyre nga ana e forcave të ushtrisë.
I vrari Shaheen u konsideruar si një nga komandantet qe i ka perkrahur bisedimet e paqes, sipas burimeve të afërta me talebanët .
Dështimi për të arritur një zgjidhje të negociuar e ka rritur tensionin dhe praninë ushtarake në Vaziristanin e Veriut, rajon ky në kufi me Afganistanin.
Të dielën, avionët luftarakë pakistanezë kanë sulmuar militantët në zonat fisnore të kufirit afgan. Ushtria tha se ata vranë të paktën 38 persona në sulmet e fundit.
Të shtunën, të paktën nëntë vetë u vranë në sulme të ngjashme në qarkun Hangu. Më 20 shkurt, 15 militantë të dyshuar u vranë kur avionët ushtarakë bombarduan zonën Mir Ali në Vaziristanin e Veriut. /mesazhi/
You Might also Like
Erdogan: Turqia e fuqishme është shpresë për rajonin
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia që zhvillohet në një atmosferë me…
By
Redaksia
2 Min Read
Gjermani: Gjykata e filloi gjykimin për sulmin ajror mbi civilët në Afganistan
Një gjykatë në Gjermani sot e ka filluar dëgjimin në një rast civil nga farefisi…
By
Redaksia
1 Min Read
Përpjekjet e OKB për zgjidhjen e krizës së Sirisë
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka theksuar në përpjekjet e kësaj organizate për ndërprerjen e…
By
Redaksia
2 Min Read
Stambolli mikpritës i samitit të organizatave civile në botën islame
Nesër do të organizohet samiti i pestë i organizatave humanitare me temë rolin e zhvillimit…
By
Redaksia
1 Min Read
Rrëfim prindëror nga Siria: Do të bëjmë të pamundurën për lumturinë e fëmijëve tanë
Refugjatët e vendeve të Lindjes së Afërt, Afrikës Veriore dhe vendeve aziatike në të cilat…
By
Redaksia
8 Min Read
SULMOHET PREFEKTI I PROVINCËS NURUSTAN TË AFGANISTANIT
Prefekti i kësaj province, Muhammed Tamim Nurustani nga sulmi shpëtoi pa lëndime. Në provincën Nurustan…
By
Redaksia
1 Min Read
