Rexhep Taip Erdogan kryeministër i Turqisë, të enjten në mbrëmje në kuadër të ristrukturimit të kabinetit të tij qeveritar, ka shkarkuar nga detyra 4 ministra.
Ministri i arsimit, ministri i shëndetësisë, kulturës dhe i turizmit, si dhe ministri i brendshëm, janë shkarkuar nga detyra me dekret të presidentit Abdullah Gyl. Në vend të z, Naim Shahin, ministër i brendshëm i Turqisë është zgjedhur z. Muamer Gyler, deputet i parlamentit dhe ish prefekt i Stambollit. Omar Celik, zv/kryetar i partisë në pushtet, partia drejtësia dhe progresi ka zënë vendin e Artergul Gunai, në postin e ministrit të kulturës dhe turizmit. Vlen të theksohet se kohë më parë mediat turke kishin njoftuar reformimin dhe ndryshimin e përbërjes së kabinetit qeveritar të Rexhep Taip Erdogan, për shkak se ky i fundit nuk ka qenë i kënaqur nga puna e disa ministrave. Ndryshimet në kabinetin qeveritar janë bërë me kërkesë të kryeministrit dhe me aprovimin e presidentit të Turqisë.
You Might also Like
Somali: Si pasojë e urisë vdesin 260,000 njerëz
Afro 260,000 njerëz kanë vdekur nga uria në Somali, në periudhën 2010-2012. Gjysma nga ta…
By
1 Min Read
Ushtria gjermane mëson refugjatët sirianë se si ta rindërtojnë shtetin
Ekspertët ushtarakë gjermanë kanë nisur një projekt-pilot për t'iu mësuar rreth 120 refugjatëve gjëra për…
By
0 Min Read
Të rinjtë tunizianë shtojnë radhët e çlirimtarëve sirianë
Shërbimet tuniziane të sigurisë tashmë “ranë” në gjurmët e organizatës, e cila dërgon rekrutë qindra…
By
1 Min Read
Ushtria jordaneze ka arrestuar 4 ushtarë sirianë
Jordani, Aman. Forcat e sigurisë së Jordanit deklaruan se kanë arrestuar katër ushtarë Sirianë, të…
By
1 Min Read
Kryengritësit sirianë pushtojnë një fushë nafte
Aktivistët thanë se kryengritësit sirianë kanë zënë një fushë të madhe nafte në lindje të…
By
1 Min Read
SHBA do të vendosin avionët pa pilot në Niger
SHBA-të kanë ndërmend të krijojnë një bazë të aparateve fluturuese pa pilot në Niger. Me…
By
1 Min Read
