Inxhinierët po testojnë trenat rezistentë ndaj shpërthimeve

Në poligonin e qendrës kërkimore hekurudhore të Universitetit të Newcastle në Britaninë e Madhe u testua vagoni që duhet të mbrojë maksimalisht pasagjerët në rast të ndonjë sulmi terrorist.

Zhvillimi i tij ka gjatur tre vjet në kuadër të projektit SecureMetro. Inxhinierët konfirmojnë se vagoni i ri do të minimizojë numrin e viktimave në rast të ndonjë shpërthimi brenda tij.

Risia thjesht duhet të aplikohet në konstruksionet e trenave të rinj dhe të vjetër, si dhe të mjeteve të tjera të transportit publik, dhe për më tepër që kostoja e modernizimit nuk do të jetë e lartë.

Artikulli paraprak"Twitter" e detyruan të zbulojë autorët e mesazheve antiçifute
Artikulli vijuesErdogan shkarkon 4 ministra nga kabineti qeveritar