Presidenti i Turqisë paralajmëroi se bota islame sërish është tronditur nga komplotet mes grupeve meth’hebike e cila menaxhohet nga një “mendje e lartë”, me qëllim të përçarjes së botës islame dhe të ngatrrojë atë mes vetes
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, paralajmëroi se bota islame sërish është tronditur nga komplotet mes grupeve meth’hebike e cila menaxhohet nga një “mendje e lartë”, me qëllim të përçarjes së botës islame dhe të ngatrrojë atë mes vetes, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Çështja është se bota islame dëshiron të kthehet në një skenë të konflikteve ndër-meth’hebike. Ne jemi të vetëdijshëm se komplotet meth’hebike janë njëra nga arsyet kryesore që qëndrojnë prapa të gjitha skenave që vijnë nga kriza e Sirisë, Irakut, Jemenit dhe Libanit”, tha Erdoğan gjatë pritjes së sotme të muhtarëve, përfaqësuesve më të ulët të autoriteteve lokale në Turqi.
Erdoğan gjithashtu tha se është mjaft e qartë se prapa qëndrimeve se gjoja përfaqësojnë interesat meth’hebike, në fakt fshihen përpjekjet për të vendosur dominimin në rajon.
Duke rikujtuar krizën aktuale mes Arabisë Saudite dhe Iranit, Erdoğan dënoi fuqishëm dhe i vlerësoi si të papranueshme djegien e fundit të zyrës diplomatike të Arabisë në Iran.
“Në Turqi, nuk ekziston praktika e dënimeve me vdekje. A është kjo e mirë apo keqe është tjetër çështje. Në Arabinë Saudite dënimi me vdekje ekziston. Është edhe në Iran, Amerikë, Rusi dhe Kinë, në këto vende akoma ekzekutohen dënimet me vdekje. Kur në këto vende ndodhin ekzekutime askush nuk e ngre zërin. Tani në Arabinë Saudite u ekzekutuan 47 persona të dënuar më parë dhe kjo, sipas mendimit tim, është vendimi i natyrës të brendshme ligjore të këtij shteti. Në mesin e të ekzekutuarve 46 ishin sunitë të lidhur me Al-Kaedën dhe një shiit. Ky ishte vendimi i Arabisë Saudite, dhe është një çështje tjetër nëse dikush miraton një hap të tillë apo jo”, shpjegoi Erdoğan.
Presidenti turk pyeti pse kritikët e zëshëm të dënimit me vdekje heshtin kur në Egjipt dënohen më shumë se një mijë njerëz, kurse në mesin e të burgosurve të dënur me vdekje është edhe Mohamed Morsi, i cili ishte presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike të atij vendi.
“Me vdekje është dënuar personi i cili ishte kreu i shtetit. A ishte ai një terrorist apo autori i një grusht shteti ushtarak. Jo, grushti është kryer nga gjenerali dhe ministri i Mbrojtjes të emëruar nga i nderuari Morsi. Tani me vdekje e dënuat presidentin e tyre. A ka dikush në botë që ngriti zërin kundër kësaj? Jo, vetëm ne kemi ngritur zërin sepse është detyra që të udhëhiqemi nga drejtësia. Allahu i ndëshkoftë ata që botën islame dhe muslimanët po i shtynë në të keqe”, tha Erdoğan.