Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan rikujtoi dje se në Siri janë vrarë 400 000 njerëz të pafajshëm dhe se 12 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
”Myslimanët janë një grup i targetuar dhe askush nuk mund të mashtrojë më askënd”, theksoi ai.
“Çdokush aktron. Gjithkush vrapon për të marrë një rol. Por, njerëzit e vdekur janë një realitet. Foshnjet e vrara, fëmijët, gratë dhe të moshuarit janë një realitet. Realitet janë edhe shtëpitë e shkatërruara, shkollat, objektet historike. Kurse bombat që po hidhen janë për shkak të borxheve tjera”, tha Erdogan.
“Terrorizmi nuk ka fe, komb, racë dhe as atdhe. Terrori mbetet terror”, shtoi ai.