Erdoğan: Turqia do të vazhdojë rrugën e saj

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e hapjes së metrosë Keçiören në Ankara, ku ka theksuar se Turqia do të vazhdojë rrugën e saj

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e hapjes së metrosë Keçiören në Ankara, ku ka theksuar se Turqia do të vazhdojë rrugën e saj.

“Ata që dikur na akuzonin në mënyrë të pamoralshme, dhe na ushtronin presion në arenën ndërkombëtare që ‘nuk luftonim kundër DEASH-it’ tashmë që ne i jemi kundërvënë kësaj organizate kanë dalë përballë nesh duke na u shprehur ‘mos përparoni më tej’, ‘mos kaloni përtej 20 km’ dhe këto shprehje nuk janë të kota. Pavarësisht se çfarë thonë ato ne do të vazhdojmë udhën tonë”, është shpreh presidenti i Turqisë.

Ndër të tjera Erdoğan, në fjalimin e tij ka theksuar se ata që nuk mundin të dalin përballë Turqisë bëjnë llogaritë që nëpërmjet organizatave terroriste të shkaktojnë dhimbje duke goditur me thikë pas shpine.

“Lojërat janë prishur pasi Turqia zbriti në terren”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se lufta e Turqisë kundër DEASH-it do të vazhdojë, Erdoğan ka theksuar: “Lojërat dhe justifikimet e atyre që mbështesin një tjetër organizatë terroriste kundër DEASH-it janë prishur me zbritjen e Turqisë në territor. Është vërejtur se problemi i tyre nuk është pastrimi i rajonit nga DEASH-i dhe organizatat e tjera terroriste, përkundrazi është shndërrimi i rajonit në një det zjarri dhe gjaku të pashterueshëm.”

“DEASH, PKK, PYD, YPG, DHKP-C dhe po e shtoj se edhe FETÖ nuk kanë asnjë dallim nga njëra-tjetra. Madje këto asnjëherë nuk kanë patur nevojë të fshehin qëllimet e tyre. Arabët, kurdët, turkmenët dhe grupet e tjera në Siri dhe Irak mund të jenë pijonë që mund të sakrifikohen lehtë në lojën e tyre. Por për ne këto njerëz janë vëllezër që nuk i ndajmë nga vëllezërit tanë ku ne kemi një vëllazëri, një lidhje fisnore njëmijë vjeçare”, është shprehur Erdoğan.

Artikulli paraprakFamiljet siriane kanë nisur të kthehen në Halep
Artikulli vijuesPritje të gjata në Merdare