Erdogan: Turqia ndodhet pranë Belgjikës në këtë ditë të vështirë

ANKARA (AA) – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pas sulmeve terroriste në Bruksel u shpreh se: “Turqia ndodhet pranë Belgjikës në këtë ditë të vështirë. Populli ynë i cili është përballur me këto sulme të ulëta të organizatave të ndryshme terroriste, ndjen dhe solidarizohet thellësisht me dhimbjen e popullit të Belgjikës”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pak kohë më parë sulmet e PKK-së në Ankara, më pas të DAESH-it në Stamboll dhe tani terroristët në Bruksel të cilët iu kanë kushtuar jetën dhjetëra njerëzve nuk njohin asnjë kufi dhe asnjë vlerë njerëzore dhe morale, kanë treguar edhe njëherë se nuk kanë asnjë ndryshim nga njëri-tjetri nga pikëpamja e mënyrave të ulëta që ata përdorin”- u shpreh Erdoğan.

Artikulli paraprakLorik Cana: Solidarizim edhe për Belgët edhe për Turqit!
Artikulli vijuesDavutoğlu dënon sulmet e sotme në Bruksel