Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur për të pranishmit pas faljes së namazit të xhumasë ka thënë: ”Keni ndaluar këtë fuqi teknologjike dhe ata të cilët dërguan tanket, helikopterët dhe avionët mbi ju”, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas përfundimit të namazit të xhumasë së parë pas tentativës së organizatës FETÖ për grusht shteti, Presidenti i Turqisë Erdoğan ka mbajtur një fjalim për të pranishmit në xhaminë Millet e cila ndodhet në kompleksin presidencial në Ankara.
“Siç e dini 15 korriku ishte koha kur disa tradhtarë nën petkun e ushtarëve sulmuan në mënyrë barbare dhe terroriste popullin. Që nga ajo ditë ka kaluar një javë. Un ju bëra një thirrje nga Marmarisi, dilni në rrugë. Të dalim të gjithë së bashku ju thash dhe ju mbushët sheshet dhe rrugët. Ata dërguan tanke, avionë, helikopterë dhe të gjithë teknologjinë, por ju i mposhtët ata me zemrat e mbushura me besim.” tha Erdoğan dhe më pas shtoi: “Duhet të jemi një, të gjallë, vëllezër, dhe të gjithë së bashku një Turqi.”
– “Vetëm Allahut në ruku i përulemi”
Ndërkohë pas thirrjeve dhe brohoritjeve të qytetarëve “Rri drejt dhe mos u përkul” Erdoğan tha:
“Mos kini merak. Ne vetëm Allahut në ruku i përulemi në prani të tij. Ne nuk bëjmë robëri robit. Ata të cilët bëjnë robëri robërve ende në Pensilvania vazhdojnë të ofendojnë popullin pa u turpëruar dhe ju ardhur keq. Shikoni se sa pa nivel është ai njeri. Populli i dha një përgjigje të mirë këtij të pa ndrequrit, të pa turpshmit, këtyre personave pa nivel, me qëndrimin e tyre të palëkundur.” /AA/