Hafiz Gagica: Isa Mustafa dëshmoi se është hakmarrës

“Vjosa Osmani dhe të gjithë tjerët që kishin ambicie për të kandiduar i përkasin një brezi të ri të cilët është dashur që të motivohen dhe jo të ju mos ju lejohet të kandidojnë. Ata duhet të punojnë kundër demagogjisë së vjetër në LDK. ”, tha Gagica për Vjosa Osmanin dhe brezit të saj, që i konsideron si brez i ri politik brenda LDK-së.

Artan Muhaxheri tha se aty njerëzit kanë votuar që të fitojnë ndonjë vend pune apo edhe ndonjë “xhip”. Ndërsa për Vjosa Osmanin tha se është dashur që të punonte më shumë në teren dhe të krijonte ndonjë aleancë, si p.sh. me Lutfi Hazirin. Ajo tash është në një luftë frontale me krahun e Isa Mustafës.

(I plotësuar)- “Isa Mustafa dëshmoi se është hakmarrës dhe me çdo kusht dëshiron ta ruan atë pozicion që e ka. Reformimi dhe ndryshimi i konceptit të të menduarit i përket antarësisë që ta ndryshojnë këtë. Marrja e përgjegjësisë duhet të jetë e drejtë dhe nëse nuk e përmbushë atë që e premton duhet të ikësh vetë.”, shtoi Gagica duke treguar shumë entuziazëm për brezin e ri të politikës.

Ndërsa analisti Artan Muhaxheri tha se hapja e debatit me medie e Isa Mustafës është shumë gjest i gabuar sepse kjo më tashmë dihet. Kurse për media Gagica tha se është dashur që të lejohen brenda dhe të përcjellin kuvendin gjerë në fund.

Hafiz Gagica, delegat i Kuvendit Zgjedhor të LDK-së dhe anëtar shumëvjeçar i LDK-së tha se nëse e shikojmë me sy kritik, mendoj se ky kuvend ka pasë nevojë të jetë më relaksues dhe më i qeshur për miratim të disa programeve dhe ndryshimeve statusore. Ishte atmosferë e zymtë në kuvend.

Isa Mustafa nuk ishte i denjë për kryetar. Ai ishte i sigurtë dhe në anën tjetër kishte një frikë për heqjen e nenit të 16-të ku kushtëzohet kandidatura me 50% + 1, transmeton Indeksonline.
“Është për keqardhje moslejimi i medieve dhe LDK-së së diasporës për tu futur brenda në Kuvend. Me çdokush është dashur të lejohet të futet brenda nga nëndegët dhe degët e LDK-së, sepse ka xhirime të zgjedhjeve ku shihet se kanë qenë në rregull çdo gjë”, tha Gagica në Info Magazine të Klan Kosova. Ai po ashtu kundërshtoi edhe ndalimin e futjes brenda të delegatëve nga diaspora
Artikulli paraprak4 hapat për parandalimin e sëmundjes alzheimer
Artikulli vijuesLutfi Haziri “pa shtëpi”, por në bankë i ka 121 mijë