Erdogan “vjen” në Istog për renovimin e xhamisë

0
168
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan do të ‘vjen’ nesër në Kosovë nëpërmjet videolidhjes.
 
Erdogan në këtë mënyrë do të jetë pjesë e ceremonisë inauguruese të Xhamisë së Mehmet Akif Ersoj në Fshatin Shushicë të Komunës së Istogut.
 
“Xhamia në fjalë është ndërtuar më 1861 ndërsa ishte djegur më 04 prill 1999 dhe së fundi është restauruar nga ana Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA)”, thuhet në njoftimin për media.kohaislame