Erdogani kundërshton serialin “Sulejmani i Madhërishëm”

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar serialin “Sylejmani i Madhërishëm”, që transmetohet pothuaj në të gjitha televizionet e Ballkanit. Sipas tij, ky serial nuk e shpërfaqë pamjen e vërtetë të etërve të turqve të sotëm

“Ne nuk kemi paraardhës të tillë. Ne një ligjvënës të tillë, një Sulltan të tillë Sylajman nuk e kemi njohur”, ka thënë Erdogani në hapjen e aeroportit “Zafer”, në qytetin Kutahya.

Erdogan ka theksuar se Turqia është gjithmonë në anën e paqes dhe mbron zgjidhjen e problemeve me dialog, por se nëse diçka rrezikon sigurinë e turqve, nuk do të përmbahen nga marrja e masave.

“Jetojmë në botë me shtatë miliardë njerëz. Cila është detyra jonë, ne këtë mirë e dimë. Ku kanë kalëruar paraardhësit tanë me kuaj, edhe ne atje do të shkojmë, sepse do të merremi me gjithçka për ta ndihmuar secilin”, ka shtuar Erdogan. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakDrenasi i “maskarallëqeve”
Artikulli vijuesLeximi është shëndet