Drenasi i “maskarallëqeve”

Komuna e Drenasit që udhëhiqet nga Nexhet Demaku ka shpenzuar paranë publike sipas dëshirës . Kjo komunë brenda vitit 2011 ka shpenzuar vetëm në lëndë djegëse mbi 200 mijë euro. Vetëm për derivate të veturave ka shpenzuar 71 mijë euro.

Kjo komunë ka shpenzuar edhe mijëra euro në telefona, dreka e darka. Brenda krater vetive të fundit udhëheqësit e kësaj komune ka “hëngër” mbi 130 mijë euro në dreka e darka.
Komuna e Drenasit po ashtu gjatë viteve të fundit është karakterizuar me favorizime të kompanive dhe personave që në një mënyrë apo tjetrën kanë lidhje farefisnore dhe partiake me udhëheqësit e komunës. Kryetari i Komunës ka favorizuar të afërmit e tij për te blerë derivatet djegëse për nevojat e Komunës dhe po ashtu për punët tjera me rendësi publike

Qytetaret e Drenasit vazhdojnë të përballën me ndotje të ambiente të shkaktuar kryesit nga fabrika e Feronikelit. Brenda vitit 2011, mbi 20 mijë qytetarë kanë vizituar mjekun shumica për shkak të vështirësive me frymarrje. Të gjitha këto të dhëna i ka publikuar Instituiti GAP në raporton mbi Komunën e Drenasit.
“Komuna e Drenasit vetëm në vitin e fundit (2011) për telefona, dreka dhe darka zyrtare si dhe karburant për vetura ka shpenzuar mbi 121.000 euro. Nga të dhënat rezulton së Komuna e Drenasit ka shpenzuar më shumë së Komuna e Malishevës, Lipjanit dhe Vitisë në dreka dhe darka zyrtare, si dhe në telefona mobil dhe fiks. Kurse, në katër vitet e fundit, Komuna e Drenasit vetëm për dreka dhe darka zyrtare ka shpenzuar mbi 139.580 euro. Viti i zgjedhjeve lokale në vend (2009) është karakterizuar me shifrën me të madhe të shpenzimit të parasë publike për ketë kategori, përkatësisht gjatë atij vitit rezultojnë të shpenzuara 62.860 euro”, thuhet në ketë raport.
Kjo Komunë po ashtu gjatë një viti shpenzon mbi 220.000 euro për lëndë djegëse, ku hyjnë derivatet për vetura, karburante për gjenerator, naftë për ngrohje si dhe për blerjen e druve dhe thëngjillit. Nga 220.000 eurot e shpenzuara në këtë drejtim, 71.341,93 euro janë shpenzuar për karburante për vetura zyrtare.
Komunën e Drenasit gjatë tri viteve të fundit e ka përcjell edhe dukuria e favorizimit të kompanive.
“Kësisoj, kompania private e quajtur “Gjoka” e cila udhëhiqet nga daja i Kryetarit të Komunës, kryen pjesën dërrmuese të punëve në komunë përmes tenderëve komunal. Kompania “Gjoka” ka njëkohësisht nën pronësi edhe pompën e benzinës të quajtur “Fer petrol”. Të gjithë tenderët në komunë për furnizim me naftë dhe derivate djegëse kontraktohen nga Komuna në ketë kompani. Komuna e Drenasit i ka dhenë të njëjtës kompani edhe tokë komunale në shfrytëzim në fshatin e quajtur Gllobar. Daja i Kryetarit të Komunës ka hapur edhe firmë për asfaltimin e rrugëve, dhe vetëm këtë vit ka fituar disa projekte, ndër to asfaltimin e rrugës së fshatit Terstenik, përkatësisht tek lagja Cakiqi dhe në fshatin Baice”, ka treguar GAP ne raport.
Pastaj, firma private “Vëllezërit Thaçi” udhëhiqet nga asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal, Elmi Thaçi. Kjo kompani ka marrë tender për bartjen e nxënëseve në 11 relacione të Komunës së Drenasit. Komisioni mbikëqyrës për këtë punë që udhëhequr nga Aziz Morina (zyrtar i arsimit) ka konstatuar parregullsi evidente gjatë bartjes se nxënëseve në relacionet e parapara.
“Në mesin e këtyre parregullsive ka qenë verifikimi i komisionit se minibusët janë vozitur nga personat nën moshën 18 vjeçare (pa patentë shofer), se minibusët janë mbingarkuar me nxënës – si dhe komisioni ka gjetur rastin kur minibusët kanë aksidentuar apo shkelur me minibus dy nxënës në fshatin Terstenik duke u shkaktuar atyre lëndime trupore. Vlera e parave që kompania “Vëllezërit Thaçi” kanë marrë nga Komuna në gjysmë vjetorin e parë të mësimit për vitin 2012 ka qenë mbi 55 mije euro. Edhe përkundër të gjeturave dhe konstatimeve të komisionit komunal, kompania “Vëllezërit Thaçi” kanë fituar prapë tenderin për bartjen e nxënëseve në gjysmë vjetorin e dytë të këtij viti në 6 relacione të ndryshme të komunës së Drenasit. Ndërsa për 5 relacione të tjera, Komuna i ka dhënë tenderin firmës ‘Lindi-AD’, që është firmë bashkëpunuese me firmën ‘Vëllezërit Thaçi’”, vlerëson raporti.
Kurse, niveli i ndotjes i shkaktuar nga fabrika e Feronikelit vazhdon të shkaktojë probleme shëndetësore për qytetarët e kësaj komune. Të dhënat zyrtare flasin se vetëm gjatë vitit 2011, mbi 20.000 qytetarë të kësaj komune kanë kërkuar ndihmën e mjekut, shumica për shkak të vështirësive me frymëmarrjen. Kjo është një shifër e madhe krahasuar me numrin e përgjithshëm të popullatës prej 58.000 banorësh. Edhe rastet e paraqitura me sëmundje kanceroze kanë shënuar rritje, ku 15 raste janë evidentuar në Drenas gjatë vitit 2011.
Një dukuri që e ka përcjellë në vazhdimësi sistemin arsimor në Komunën e Drenasit është punësimi i stafit mbi baza familjare. Kurse, administrata komunale përbehet kryesisht nga meshkujt. Nga 162 të punësuar në komunë, vetëm 28 janë femra. Po ashtu niveli i arsimimit të te punësuarve në administratë është kryesisht me shkollë të mesme.
Por, edhe ndërtimi i objektev në prona kontestuese ka qenë problem që e ka percjell ketë komunë.
Shkolla fillore “Halil Bajraktari” është ndërtuar nga Komuna e Drenasit në një pronë të kontestuar. Prona ka qenë e familjes Hasi. Kjo familje ka dorëzuar kërkesë me qëllim të verifikimit të pronësisë tek Agjencia Kosovare e Pronës (AKP). APK ka nxjerrë vendim në favor të familjes Hasi. Pastaj e njëjta familje iu ka drejtuar Gjykatës Komunale, e cila po ashtu ka marrë vendim në favor të familjes Hasi. Pastaj një vendim e ka nxjerrë edhe Gjykata Supreme në favor të familjes Hasi. Por, asnjëra nga këto vendime nuk është përfillur nga ana e Komunës së Drenasit e cila tokën e familjes Hasi e quan tokë të tjetërsuar gjatë viteve 1989 – 1999.
“ Në fillim të muajit shtator të këtij vitit (2012) Kryetari i Komunës, Nexhat Demaku, së bashku me dy zyrtar të tjerë komunal është paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Kjo gjykatë ka ngritur aktakuzë ndaj udhëheqësve të Drenasit me arsyetimin e cenimit të pronës private dhe mos zbatimin e vendimeve të nxjerra nga instancat e nivelit qendror. Aktakuza është ngritur nga prokurorja Drita Hajdari dhe deri më tani janë mbajtur disa seanca gjyqësore, por ende nuk janë marrë vendime të prera. Nga kjo lëndë gjyqësore, kryetari i Komunës, Nexhat Demaku, drejtori i Gjeodezise, Kadastres dhe Prones, Mehdi Kurrumeli dhe zyrtari i lart komunal, Shefqet Morina mund të marrin dënimin deri në 10 vjet burgim me aktakuzën e ngritur për shpërdorim të detyrës zyrtare, mos pranim të pronës private”.
Disa zyrtarë të kësaj Komune kanë lënë punën për shkak se i kanë konsideruar disa veprimeve të Komunës si jo ligjore. Kësisoj, ish Drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Liman Krasniqi, ka dhenë dorëheqje nga pozita e tij si drejtor në gjysmën e dytë të vitit 2009 me arsyetimin zyrtar se nuk dëshiron të bëhet shkelës i ligjit duke dhënë leje ndërtimi pa kriter.
Në disa projekte të Komunës ka munguar transparenca e plotë në lidhje me koston e ndërlidhur të ndërtimit si dhe me ecurinë e përgjithshme të punimeve.
“Ndërtimi i sheshit “Fehmi Lladrovci” është përcjellë me rrënimin e afro 30 lokaleve afariste të cilat kanë ushtruar veprimtari të ndryshme. Pas rrënimit pronarët e këtyre lokaleve i janë drejtuar gjykatave kompetente duke kërkuar kompensim dhe dëmshpërblim të humbjeve. Komuna ka dhenë për çdo vit para në ketë drejtim, por asnjëherë Ekzekutivi nuk ka pranuar të dërgojë raport në Kuvend se kush është kompensuar, sa është numri i pronarëve të kompensuar dhe sa është shuma e parave të kompensuar. Kjo çështje disa herë radhazi është ngritur nga opozita në Kuvendin Komunal të Drenasit”.kohaislame

Artikulli paraprakAK: PETICION PËR REFERENDUMIN E BASHKIMIT
Artikulli vijuesErdogani kundërshton serialin “Sulejmani i Madhërishëm”