Nga Australia në Francë për burkinin, ja ç’ndodh me gruan msylimane

Një grua myslimane nga Australia udhëtoi për në Francë për të veshur burkinin e saj në plazh, por u përball menjëherë me vendasit e nevrikosur dhe u detyrua që të largohej brenda pak minutash.

Zeynab Alshelh, një studente 23-vjeçare nga Sydney, vendosi të fluturonte për në Evropë përpara disa javësh pasi u inatos që 30 qytete franceze e kishin ndaluar që gratë të vishehsin nga koka në këmbë me kostume banjos në plazhet publike pas sulmit terrorist në Nicë në korrik, sipas emisionit Sunday Night në Channel Seven.

Në përpjekje për t’u solidarizuar me myslimanët vendas, Znj. Alshelh dhe mamaja e saj veshën burkinit e tyre blu teksa po shijonin një ditë në plazh në rivierën franceze së bashku me babain e saj.

Por sikurse shihet në foto, plazhistët e tjerë reaguan me mjaft mllef dhe i detyruan që të iknin.

gr-2 gr5

Artikulli paraprakPërse disa njerëz të famshëm i veshin rrobat e njëjta çdo ditë?
Artikulli vijuesJa si ekzekutohet vajza e baronit, mbante 4 qese me drogë në dorë