Një aromë shumë e keqe ndërpreu gjithçka, pak minuta pasi filloi konferenca për “Privatizimin e distribucionit dhe furnizimit të KEK-ut”.
Takimi do të vazhdonte sikur lideri i “Rockfeller” –it në Prishtinë, Haki Abazi nuk do të kërkonte ndërrimin e sallës P38 të ndërtesës së qeverisë.
“Qeverisë gjithmonë i vjen era por kësaj radhe vërtetë nuk mundemi të qëndrojmë” i ka thënë Abazi, drejtuesit të konferencës, ministrit Besim Beqaj.
Pasi u konsultua me të vetët, ministri i hutuar tha se e kishin gjetur fajtorin. Në fakt, dy deputetet e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu dhe Albana Fetoshi veçse kishin lëshuar sallën.
Ministri i mllefosur kritikoi këtë veprim të deputeteve duke thënë se “femrave duhet t’u vijë erë e mirë”.
Pjesmarrësit lanë sallën për t’u ajrosur rreth 10 minuta për të rinisur prapë.
Konferenca vazhdoi por aroma e keqe që ngjante me aromën e vezëve të prishura nuk u hoq dot.
Dje (5 korrik) lideri i Vetëvendosjes replikoi ashpër me kreun e Qeverisë Hashim Thaçi rreth privatizimit të KEK-ut për të cilin dhe është mbledhur konferenca e ditës së sotme.
Në të ikur, deputetet e Vetëvendosjes nuk e komentuan ngjarjen veçse thanë se në qeveri gjithmonë vjen “erë e keqe”./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Këto janë kërkesat e familjarëve të të pagjeturve drejtuar institucioneve!
Përfaqësuesi i familjarëve të pagjetur, Bajram Qerkinaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës për…
By
2 Min Read
Udhëzimi i MASH për maturën shtetërore
Një javë nga nisja e provimeve të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka publikuar masat…
By
1 Min Read
Sekuestrohet pasuria e përfituar nga krimi i organizuar në Prizren
Policia e Kosovës njofton se që nga vjet ka zhvilluar hetime intensive, ndaj një grupi…
By
2 Min Read
Fallxhinjtë mashtrues ua morën 2500 euro
Katër gra dhe një burrë janë arrestuar me dyshimin se kanë mashtruar një familje në…
By
1 Min Read
Visar Ymeri: Nehat Thaçi po mbahet si rob lufte në Serbi
Kryetari i Vetvendosjes , Visar Ymeri, ka thënë se edhe pse mund të mos jemi…
By
2 Min Read
Kosova s’po mund ta pengojë Serbinë në investimet në Veri
Ka kohë që institucionet e Kosovës provojnë të shtrijnë autoritet në pjesën veriore të Kosovës.…
By
2 Min Read
