Ramiqi: Homoseksualizmin do ta luftojmë, është antishqiptarë

Shqiptarët nuk kanë nevojë ti përkrahin dukuritë negative si homoseksualizmi sepse ato vetë në esencë i lufton perëndimi, deklaroi Fuad Ramiqi.

Ramiqi tha se Lëvizja “Bashkohu” do të angazhohet në lejimin e zbatimit të të drejtave kushtetuese për myslimanët, pasi sipas tij ka fakte që tregojnë shkeljen e të drejtave të njeriut, si për çështje të mos lejimit të bartjes së shamisë në shkolla.

Ai tha se në protestën për xhaminë në Prishtinë në të cilën ka ndërhyrë policia vitin e kaluar, fakti është se policia i ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ka ndërhyrë duke shkelur edhe marrëveshjen paraprake për protestë. Ai tha se rruga nuk ka qenë e mbyllur për rastet emergjente, në gjerësi prej katër metrash.

Ai tha se angazhohen për më shumë drejtësi, më shumë barazi dhe duke iu ikur të gjitha gjendjeve negative.
I pyetur nëse duhet të angazhohet për zbatimin e sheriatit në Kosovë, ai tha se nuk është kompetentë që të flasë për këtë, por tha se ata që kryejnë vrasje, trafikim, dhunë etj, janë të ndëshkueshme, ndërsa ata që nuk bëjnë keq, nuk shkelin ligjin, është sheriat.

Ai tha se sheriati thjesht edhe sipas ekspertëve është të qenit kundër gjërave negative që ndodhin në shoqëri. Ai tha se nuk është në kompetencë të tij, dhe as të partisë “Bashkohu” që të vendosë për ose jo zbatimin e sheriatit.

Ai tha se në rastin e demolimit të orendive në skenën e takimit të 2.0 nuk kanë qenë anëtarët e Lëvizjes “Bashkohu”, por të tjerë njerëz. Ramiqi tha kjo lëvizje njihet për mospërdorim të dhunës. Ai tha se takimet homoseksuale të atilla janë antihumane dhe në traditën njerëzore, dhe në traditën shqiptare.

Ai tha se shoqëritë që po na sjellin një traditë të tillë negative po investojnë shumë në çrrënjosjen e saj në vendet e tyre. Ramiqi në “Interaktiv” pas mesnatës tha se edhe mjekësia ka vlerësuar së fundi se ajo është sëmundje dhe mund të shërohet, prandaj nuk ka nevojë për përkrahje.

Ai tha se është ajo dukuri negative që gjithmonë do ta luftojnë me mjetet e lejuara dhe do të jetë pjesë aneks e programit partiak, por është dukuri që tani për tani nuk ia vlen të merren më shumë me të.

Sa i përket bartjes së shamisë në shkolla, tha se është shkelje e ligjit sepse janë shkelur edhe konventat dhe të drejtat evropiane, dhe shamia është e lejuar në tërë Evropën.

Sa i përket lëndës fetare në shkolla tha se vetëm në shkollat shqiptare nuk është lënda fetare, dhe kërkojnë në bazë të praktikave shkollore në Evropë.

Ai tha se nuk kërkojnë që kjo të ndodhë menjëherë, por në bazë të vlerësimit të ekspertëve që të ndodhë brenda 3 apo 5 vjetëve, pasi mungojnë edhe kuadrot. Ai tha se kjo do të ndodhë në të ardhmen dhe do të ndodhte pavarësisht vetë Fuad Ramiqit apo Lëvizjes Bashkohu, pra do të ndodhte për meritë të askujt tyjetër, por na vetë e drejta kushtetuese.

Ai tha se ka lidhje me Zotin dhe me popullin e Kosovës, dhe me askë tjetër nga jashtë, duke u përgjigjur në pyetjen se është akuzuar me Hamasin apo me Al-Kaidën.

Ai tha se e mban mend Lëvizjen Hamas, prej kohësh, por kurrë nuk ka njohur njeri dhe nuk e njeh aski nga kjo lëvizje. Ai tha se nuk e njeh organizimin e Al Kaidës.

Ramiqi tha se ata kanë hyrë në politikë që të jenë faktorë në Kuvend, nuk është me rëndësi sa është pragu dhe çfarë është, por të kthehen në faktor.

I pyetur për koalicion, tha se presin të bëhen faktorë, dhe nuk do ta kenë fatin e Partisë së Drejtësisë, sepse nuk do të punojnë për individ, sepse do të punojnë për punë të mëdha.kohaislame

Artikulli paraprakSHBA, Maryland, shteti i 18 që heq dënimin me vdekje
Artikulli vijuesSHBA-të kërkojnë "ekstremistët" në Siri me avionë telekomandues