Kopra është erëza që qetëson zemrën dhe na vë në gjumë.
Të gjitha gatesat e bimës kanë veti të shumta. Ajo gjithashtu shfrytëzohet gjerësisht edhe në ekonominë e shumë shteteve të Evropës.
Bima e koprës përmban shumë vitamina të tjera si vitamina B1, B2, PP e provitamina A me vlera të larta biologjike-ushqimore – profilaktike, kozmetike, dietetike e mjekësore.
Gjethet mblidhen përgjatë vitit kurse farat ose frutat mblidhen në pjekjen e plotë biologjike. Të gjitha pjesët e bimës mblidhen dhe shfrytëzohen në shumë aspekte si erëza amaro-pikante-ushqimore në kulinari-parfumeri-sapuneri në dietetike e në mjekësi njësoj si edhe erëzat e tjera: borziloku-majdanozi-menta ose nenexhiku, selinoja etj.
E gjithë bima ka veti vlera anabolike-ushqimore, antibakteriale, antimikrobike, fuqizuese e tonike, sidomos në asteni, në dobësi, në gjendje të rënda patologjike, mbas sëmundjeve kirurgjikale, infektive, në rekonvaleshencë, në barrë-gravidancë-laktacion, në të moshuar, në mungesë oreksi dhe në tretjen e vështirë e të vonuar.
Të gjitha gatesat e bimës kanë veti të shumta antispastike-antispazmatike, karminative, ato shtojnë prodhimin e qumështit tek nënat me fëmijët në gji, shtojnë prodhimin dhe eliminimin e urinës tek të sëmurët me grumbullim lëngjesh në organizëm në fytyrë, në hapësira trupore, në gjymtyrë, sidomos në sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut, të aparatit hepato-biliar ose mëlçi – tëmth.
Të gjitha pjesët e bimës shfrytëzohen si erëza-pikante esenciale-vajore në kulinari, në gatim, në pije –pastiçeri – parfumeri – sapuneri – kozmetikë, në dietetikë dhe në farmaceutikë.
Bima shfrytëzohet gjerësisht edhe në ekonominë e shumë shteteve të Evropës si në Austri – Angli – Bullgari, në Francë, në Gjermani, në Greqi, në Itali dhe në vendet Nordike, Rusi, Kinë, Azi, në SHBA.
Në fitoterapinë italiane, përkundër aerofagisë, meteorizmit dhe çrregullimeve të tretjes mjafton mbllaçitja ose garniturë e gjelllave më pak pluhur bime përsipër për të rivendosur oreksin dhe tretjen normale të ushqimeve në anoreksi.
Shurup kopre, nxirret nga farat ose frutat e bimës shton fuqishëm qumështin e nënave tajitëse, që ushqejnë fëmijët me gji.
Ky shurup qetëson dhe zhduk të vjellat e barrës, shtatzënisë, shurupi qetëson lemzën si dhe kolikat-krizat e barkut në fëmijët e vegjël.
Shurupi i koprës shfrytëzohet gjerësisht në mjekësinë popullore të shumë shteteve të botës përkundër sëmundjeve të aparatit respirator, që shoqërohen me kollë, me gëlbazë dhe me vështirësi në respiracion, me efikasitet edhe përkundër pertusit, kollës së mirë në fëmijët.
Nga bima e koprës shfrytëzohen më shumë këto përgatesa: Çaji infuz i koprës, pluhuri i farave të koprës, vera e koprës, esenca e koprës.
Përgatesat e bimës së koprës shfrytëzohen me shumë si lëndë sipërfaqësore-dezifektante për: banja, gargarizma, kompresa, larje, shpëlarje, introduksione,
në mjekësinë popullore, në dermatologji, kozmetikë, në otorinolaringologji, stomatologji.
Bima dhe sidomos farat ose frutat e bimës ngjasojnë shumë me erëzat e tjera, kryesisht me farat ose frutat e bimëve të tjera ombrellore-aromatike, si me anisin, finokun, koriandrin, por diferencohen dhe dallohen nga aroma dhe shija shumë e mprehtë, shumë therëse e koprës.
Të gjitha këto bimë kanë cilësi e veti e vlera të ngjashme biologjike ushqimore dietetike kozmetike dhe mjekësore, prandaj ato mund të zëvendësojnë reciprokisht njëra-tjetrën, për të gjitha këto fusha të jetës.
Përgatesat kryesore të bimës janë:
Çaj infuz dhe dekokt: rekomandohen në hipertoni dhe si lëndë amarotonike, si lëndë sedative, qetësuese në pagjumësi, në kolika, në konvulsione tek fëmijët e rritur, në epilepsi.
Çaji infuz i farave gatitet: 1 lugë gjelle grimca fare hidhen në 1 lugë ujë vale dhe pas kullimit jepet në formë të ftohtë nga 1-2 lugë gjelle në ditë.
Po ky çaj infuz jepet edhe në meteorizëm ose në gazra nga ½ gotë, 2 herë në ditë, përpara buke. Po ky çaj jepet edhe në sëmundjet hepato-biliare, por edhe si lëndë analgjezike për qetësimin e dhimbjeve neuro-muskulare, jepet edhe si lëndë laksative-purgative në kapsllëk, në kriza të barkut, por edhe në pagjumësi (1 gotë para gjumit).
Uji i koprës shfrytëzohet gjerësisht në mjekësinë popullore, përkundër krizave të barkut në fëmijët e vegjël.