Ministri gjerman i Drejtësisë pro anëtarësimit të Turqisë në BE

Maas ka pohuar se është në favor të hapjes së kapitujve të Gjyqësorit dhe të Drejtave Themelore.

Ministri i Drejtësisë të Gjermanisë, Heiko Maas, ka pohuar se është në favor të hapjes së kapitujve të Gjyqësorit dhe të Drejtave Themelore në kuadër të negociatave për anëtarësim të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Ministri Maas në intervistën e tij për gazetën “Der Tagesspiegel”, duke theksuar se beson që negociatat në lidhje me kapitujt në fjalë janë të vështira, por të nevojshme tha se: “BE-ja në një kohë të gjatë vazhdon bisedimet e anëtarësimit me Turqinë. Jam në favor të hapjes së kapitujve të Gjyqësorit dhe të Drejtave Themelore”.kohaislame

Artikulli paraprakZvicra eksporton aq shumë cigare sa djathë
Artikulli vijuesQeveria ende pa vendim për lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë