Zyrtari i AAK-së Ernest Luma, ka shkruar një mesazh interesant për qytetarët e Kosovës që këtyre ditëve po udhëtojnë për në Mekë për ta kryer një obligim fetar Islam. Ai u ua ka uruar atyre pelegrinazhin duke u thënë “Shkofshi e mos u kthefshi”. Se në çfarë kuptimi e ka thënë këtë fjali vetëm z. Luma e di, por jo të gjithë mund ta marrin si mesazh pozitiv.
“Të gjithë haxhinjve ua uroj pelegrinazhin e sivjetëm! Zoti ua pranoftë Haxhin!
Urime të përzemërta, me maksimën tradicionale, siç i përcillnim përherë haxhinjtë: “Shkofshi e mos u kthefshi!”, ka shkruar Luma në Facebook