Apple prezanton edhe iPad Pro

Apple ka lansuar sot edhe tabletin e saj gjigant – iPad Pro, i cili dallohet për ekran me të madh, dhe ndër të tjera kompania e quan atë një tablet që do ta revolucionarizoj tregun e tabletëve në mbarë botën.
Madhësia e ekranit prej 12.9” në Retina e bën këtë tablet të ri të Apple që të ketë rezolucion më të madh edhe sesa laptopi MacBook.

Por në tabletin e ri të Apple është edhe gjenerata e re e procesorit A9X që është 1.8 herë më e shpejtë sesa A8X në iPad Air 2, ndërsa Apple thotë se iPad Pro është 80% më i shpejtë se secili tablet tjetër në treg.

Ndërsa ka thënë se grafika e tabletit të saj është 90% më e mirë se e secilit tablet tjetër në treg, transmeton Telegrafi

Nëse e përcillni kompaninë Apple dhe produktet e saj atëherë do të pajtoheni se risia kryesore e këtij tableti është Apple Pencil – lapsi digjital i tabletit, ndërsa aty është edhe mbështjellësi i tabletit SmartCover.

Artikulli paraprakHetohen diplomat e mësimdhënësve në Prizren
Artikulli vijuesQytetari bën atë që s’bëri shteti, ndërton urën e fshatit