Në Danimarkë ku refugjatëve iu konfiskuan paratë dhe gjërat me vlerë tashmë kërkohet që refugjatëve muslimanë t’u ndalohet hyrja në këtë vend, raporton AA.
Zv/kryetari i Partisë Popullore të Danimarkës, djathtiste ekstreme dhe anti-refugjate, Soren Espersen, në deklaratën për gazetën Berlingske në lidhje me sulmet e fundit në Evropë fajin ua hedhë muslimanëve. Ai potencoi se Danimarka ka nevojë për “afat”.
“Ka nevojë që të ndalohet hyrja e refugjatëve muslimanë në këtë vend për 6 vite të ardhëshme”, tha ai.
Espersen për agjencinë e lajmeve Ritzau tha: “Kjo domethënë që kërcënimi i terrorizmit përhapet nga komuniteti musliman. Por kjo nuk nënkupton se ‘çdo muslimanë është terrorist’”, theksoi ai.
Ndërsa kryetari i kësaj partie Kristian Thulesen Dahl tha se janë kundër shndërrimit të refugjatëve në subjekt të diskriminimit fetar.
Nga ana tjetër zëdhënësi i partisë Martin Henriksen, tha se nuk dëshirojnë një ligj që i shënjestron veçanërisht refugjatët muslimanë.
“Shtypja kundrejt refugjatëve nuk duhet të bazohet në baza fetare. Nëse mund të ndalojmë tërësisht hyrjen e refugjatëve do të jetë shumë mirë. Dëshirojmë që numrin e refugjatëve ta afrojmë në zero aq sa është e mundshme”, tha Henriksen.
Partia Popullore e Danimarkës e cila u bë partia e dytë më e madhe në këtë vend pas zgjedhjeve të vitit të kaluar e mbështetet edhe qeverinë një partiake.
Në Danimarkë e cila ka një popullsi prej 5.5 milionë vitin e kaluar kishin hyrë 21 mijë refugjatë, numri më i madh i të cilëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Nga fillimi i këtij viti ishte vendosur që të konfiskohen paratë dhe gjërat me vlerë të cilët e tejkalojnë shifrën 10 mijë Kron të Danimarkës. Ky zbatim shkaktoi reagime të mëdha në komunitetin ndërkombëtar, por qeveria nuk hoqi dorë.
Danimarka pas pezullimit të Schengen-in nisi kontrollet kufitare me Gjermaninë në muajin janar. Ky zbatim do të vazhdojë deri më 12 nëntor.