Mistura: Hapja e korridoreve në Halep t’i lihet OKB-së

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë Staffan de Mistura i bëri thirrje Rusisë që ta lë në dorë të OKB-së detyrën e hapjes së korridoreve për evakuimin e civilëve dhe grupeve të armatosura në Halep, qytet i cili ndodhet nën rrethim, raporton AA.

Në konferencën për media të organizuar në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, de Mistura tha se “Rekomandimi për Rusinë është që hapja e korridoreve për të cilët është shprehur vullnet të hapen në Halep t’i lihet OKB-së”.

De Mistura tha se e përkrahin idenë e hapjes së korridoreve për ndihma dhe evakuim që ka për qëllim mbrojtjen e civilëve në Siri dhe se kanë kërkojnë më tepër informacione nga Rusia në lidhje me këtë çështje.

Duke folur për problemet në lidhje me hapjen e korridoreve humanitare në Hape, de Mistura paralajmëroi: “Si po prisni që njerëzit të ecin nëpër korridore derisa nga lartë bien bomba? Si prisni që autokolonat me ndihma humanitare të kalojnë përmes këtyre korridoreve derisa në zonë bien bomba dhe vazhdojnë luftimet?”

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu në deklaratën e djeshme bëri të ditur se do të hapin korridore për evakuimin e civilëve dhe grupeve të armatosura në qytetin e Halepit i cili për një kohë të gjatë është nën rrethimin e regjimit sirian.

Artikulli paraprakPreshevë, tubim në mbështetje të popullit turk dhe presidentit Erdoğan
Artikulli vijuesEspersen: Danimarka t’u ndalojë hyrjen refugjatëve Muslimanë