EURO 2016, nesër Shqipëria përballë Francës

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës do të luhet në stadiumin Velodrome në Marsejë në ora 21.00.

Ndeshjet e dyta të grupeve të Kampionatit Evropian në Futboll (EURO 2016) i cili mbahet në Francë fillojnë nesër ku Shqipëria do të përballet me Francën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e gjashtë të EURO 2016 do të luhen tre ndeshje. Në ndeshjen e parë të ditës, në grupin B kombëtarja e Rusisë do të luajë me Sllovakinë. Në ndeshje të cilën arbitër do të jetë slloveni Damir Skomina, do të luhet në ora 16.00 në stadiumin Pierre Mauroy të qytetit Lille. Në ndeshjet e para të këtij grupi Rusia barazoi 1-1 me Anglinë, ndërsa Sllovakia pësoi humbje prej 2-1 nga Uellsi.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Zvicrës në grupin A, ku drejtësinë do ta ndajë arbitri rus Sergei Karasev do të zhvillohet në stadiumin Parc des Princes të Parisit në ora 18.00.

Ndeshja e fundit e ditës do të luhet mes Shqipërisë dhe Francës, ekipe të grupit A. Ndeshja e cila do të luhet në stadiumin Velodrome në Marsejë do të fillojë në ora 21.00. Arbitri i kësaj ndeshje do të jetë skocezi William Collum.

Në ndeshjet e para të grupit A, Shqipëria pësoi humbje me rezultatin 1-0 nga Zvicra, ndërsa Franca korri fitore ndaj Rumanisë me një rezultat 2-1.

Artikulli paraprakGjenitë “e çmendur”: Nëntë histori të çuditshme të shkencëtarëve të famshëm
Artikulli vijuesMeucci: Komandantët e UÇK-së s’kanë të drejtë të bëjnë çka të duan