Tanin: Për mandatin e UNMIK-ut në Kosovë vendos vetëm Këshilli i Sigurimit

Security Council meeting Security Council resolutions 1160 (1998), 1199 (1998), 1203 (1998), 1239 (1999) and 1244 (1999) Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo (S/2016/407)

Administrata e Kombeve të Bashkuara – UNMIK, do të mbetet në Kosovë për aq kohë sa këtë e kërkon Këshilli i Sigurimit, ka deklaruar shefi i këtij misioni, Zahir Tanin.

Ai ka zhvilluar sot një takim me Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës ku ka thënë se ka diskutuar me deputetët për disa çështje që mund të jenë me rëndësi të dyanshme.

“Ne ishim dhe jemi këtu që të punojmë dhe të shohim se si mund të kontribuojmë së bashku për paqen e stabilitetin në Kosovë, pra bashkë me KFOR-in, BE-në, EULEX-in, OSBE-në dhe organizata tjera ndërkombëtare”, ka theksuar Tanin.

Por, kur është në pyetje mbyllja e këtij misioni, Tanin e ka bërët ë qartë se këtë çështje nuk mund ta vendosin institucionet e Kosovës.

“Puna dhe prania e UNMIK-ut është çështje e Këshillit të Sigurimit dhe se ne do të jemi këtu për aq kohë sa Këshilli i Sigurimit e dëshiron këtë”, ka thënë ai

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, deputeti Elmi Reçica tha se UNMIK-u punon në Kosovë mbi bazën e Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit dhe se Komisioni nuk ka ndonjë informatë nga Ministria e Punëve të Jashtme për zvogëlimin e mëtutjeshëm të mandatit të këtij misioni apo edhe mbylljen e tij.

Reçica tha se në lidhje me disa deklarata që janë bërë në Ministrinë e Jashtme rreth mandatit të UNMIK-ut, do të ftohet të raportoj ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, që t’i sqaroj ato.

Artikulli paraprakGabriel niset për vizitë në Serbi dhe Kosovë
Artikulli vijuesPutin: Lidhjet me SHBA-të janë përkeqësuar prej ardhjes së Trumpit