Madje 62 për qind e popullatës në vendin tonë nuk i besojnë Qeverisë, ndërsa i njëjtë është përqindja e të anketuarve të cilët konsiderojnë se situata aktuale në shtet është e keqe, ka treguar hulumtimi i Euro-barometër, i realizuar midis 21 dhe 31 majit të këtij vitit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Hulumtimi përfshin tema siç janë situata politike dhe ekonomike, të cilët janë problemet kryesore për të cilët kujdeset Bashkimi Evropian.
Saktësisht 35 për qind të qytetarëve të anketuar në Maqedoni konsiderojnë se situata ekonomike është e njëjtë si vitin e kaluar, ndërsa po aq qytetarë konsiderojnë se situata është akoma më e keqe. Numri i atyre që konsiderojnë se situata është më e mirë është shumë më i ulët, respektivisht 23 për qind.
Problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët e Maqedonisë janë gjendja financiare në familje, papunësia dhe kushtet për jetë. Për dallim nga qytetarët e Maqedonisë, ata që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, më së tepërmi brengosen për rritjen e çmimeve dhe pensionet, e pastaj për papunësinë.
Brengos e dhëna se madje 48 për qind e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se më e keqja pritet të vijë në tregun e punës. Derisa 44 për qind konsiderojnë se tregu i punës tani e ka arritur maksimumin, në mesin e të cilëve pjesa më e madhe njerëz të rinj deri më 24 vjet të cilët ende studiojnë dhe shpresojnë se ka ardhur koha e tyre të dalin në tregun e punës.
Qytetari i zakontë i Maqedonisë sipas hulumtimit, nuk i beson Qeverisë (62 për qind), nuk beson as në Kuvendin e Maqedonisë (64 për qind), por pak më tepër në përqindje i beson Bashkimit Evropian (58 për qind).
Sipas hulumtimit pjesa më e madhe e të rinjve kanë pasqyrë pozitive për Bashkimin Evropian.
Hulumtimit Euro-barometri të cilin e realizon Komisioni Evropian, publikohet dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë. Ky hulumtim është realizuar në 34 shtetet, 28 prej të cilëve janë anëtare të BE, pesë shtete kandidat (Maqedonia, Turqia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia).