Kur bëhet fjalë për të liruar bllokun e frekuencave 700 Mhz për internetin broadband mobil, Europa po ngurron. Shtatorin e vitit të shkuar, ish komisioneri i tregtisë Pascal Lamy rekomandoi që ky spektër frekuencash të bëhej i disponueshëm për internetin mobil brenda 2020, i cili aktualisht po përdoret për kanalet televizive në Europë. Në SHBA dhe Azi, ky spektër frekuencash aktualisht është duke u përdorur për shërbimet 4G. Por dy ditë më parë, Komisioni Europian hapi një konsulencë publike bazuar në raportin e komisionerit duke kërkuar opinionin publik lidhur me çështjen deri më 12 prill. Britania kohët e fundit njoftoi rreth planeve për të liruar spektrin e frekuencave 700 Mhz. Ky spektër është shumë i vlefshëm sepse është i aftë të transmetojë të dhënave në distance të gjata. Këto frekuenca janë rëndësishme edhe për mbulimin brenda ndërtesave. (PCWorld Albanian)
Shtëpia Shkencë dhe Teknologji Shkencë Europa ka hapur konsulencë publike për përdorim e frekuencave 700 Mhz për...