Bitcoin po humb vlerë dhe shumë madje. Dy ditë më parë monedha dixhitale ra poshtë 200 dollarëve në vlerën e 179.13 dollarëve. Vlera e Bitcoin filloi të binte me shpejtësi nga 267 dollar në 224 dollar dhe më pas në 179 dollar sipas Coinbase. Ekspertët thanë se rënia nën vlerën e 250 dollarëve do të ishte mjaft e rrezikshme për ekosistemin e Bitcoin. Teksa monedha dixhitale po humb vlerë, më shumë pronarë kanë filluar tu drejtohen kurseve të këmbimit të ti shitur, dhe pikërisht kjo po bëhet shkak për zhvlerësim të mëtejshëm. Po ashtu edhe kërkuesit e Bitcoin po fillojnë të vuajnë nga kjo. Një kurs këmbimi Bitcoin ka ndalur shërbimin e saj për shkak të rënie së vlerës. Transaksionet nuk mund të operojnë nëse vlera e Bitcoin bie poshtë 200 dollarëve duke qenë se nuk kanë fitim. Bitcoin nuk ndryshon aspak nga monedhat e tjera e cila ka ato ulje ngritjet e vehta. Kjo rënie do të përfundojë një ditë mbase në vlerat e 100 dollarëve për BitCoin tha një ekspert i Coinbase. Ai gjithashtu bëri të ditur se ngjashëm me rëniet më të fundit të BitCoin, edhe kjo do të ketë një impakt negative në entuziazmin e investitorëve dhe bizneseve. Gjatë 2014 një numër kompanish filluan të pranonin blerjet përmes Bitcoin duke legjitimuar në një farë pike monedhën. Vështirë që këto kompani të dorëzohen që në telashet e para që po u shkakton monedha dixhitale. (PCWorld Albanian)
You Might also Like
Pse telefonat e thjeshtë janë më të mirë se smartphonet
Telefonat e vjetër, të zakonshëm, shpesh të quajtur edhe “telefona të trashë” janë shumëfish më…
By
2 Min Read
'Kaspersky Internet Security 2013'
Kompania 'Kaspersky Lab' ka prezantuar produkte të reja për konsumatorë: 'Kaspersky Internet Security 2013', produkt…
By
1 Min Read
BITCOIN monedha virtuale
BITCOIN monedha virtuale supozohet se në të ardhmen mund shkund rënd sistemin financiar. Bëhet fjalë…
By
2 Min Read
Facebook Messenger tani edhe me video thirrje
Facebook Messenger sapo është bërë më interesant duke shtuar edhe opsionin për video thirrjet nga…
By
2 Min Read
Hakerët po përpiqen të thyejnë "Mburojën e hekurt"
Hakerët, të cilët mbështesin lëvizjen e Hamas-it", po përpiqen të sulmojnë sistemet e informacionit të…
By
1 Min Read
LG OPTIMUS G SHFAQET ZYRTARISHT
LG Optimus G është pajisja për të cilën u spekulua shumë gjatë ditëve të kaluara.…
By
2 Min Read
