Europa pika e dobët e ekonomisë botërore

Për të gjitha ngërçet që lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës do të shkaktojë në ekonomitë e tyre, është Evropa që gjithnjë duket si kërcënimi më i madh për rritjen e ekonomisë botërore.

Kërkesa e përkeqësuar është e dukshme në të gjithë Eruozonën, pasi ajo e gjen veten të shtrydhur midis tërheqjeve ndërkombëtare dhe kombëtare. Kjo e lë zgjerimin e saj ekonomik në rrezik që mezi të arrijë 1 për qind në vitin 2019, një ngadalësim i mprehtë nga viti 2018.

“Sondazhet e biznesit janë përkeqësuar dhe rritja është ngadalësuar në Eurozonë. Por, deri më tani, kjo duket të pasqyrojë një sërë goditjesh specifike për vendin, duke mbështetur rastin që shkalla e zgjerimit do të rritet pasi ato ndikime zbehet. Megjithatë, tregjet financiare janë shumë të vetëdijshme për rreziqet dhe ka pak njerëz që dyshojnë për këtë”, tha Jamani Murray nga Bloomberg Economics, përcjell Telegrafi.

Presidenti i eurogrupit, Mario Centeno, thotë se ekonomia e Eurozonës po ngadalësohet, kryesisht si rezultat i rreziqeve politike.

Komisionari Evropian për Ekonominë, Pierre Moscovici, shprehet se ngadalësimi nuk do të thotë se ka rrezik për recesion.

“Kjo nuk do të thotë se ka ndonjë kërcënim për recesion. Përkundrazi, po shikojmë se themelet janë mjaft të forta, që të gjitha vendet e BE-së të rriten përsëri në 2019-ën. Duhet të kujtojmë recesionin e pak viteve më parë, prandaj duhet të ruajmë durimin, po dhe të veprojmë që të kemi atë që presim: një kthim të rritjes në gjysmën e dytë të 2019-së”, shprehet Moscovici.

Ndërsa, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, thotë se Franca dhe Gjermania së shpejti do të propozojnë ndryshime në politikën e konkurrencës të Bashkimit Evropian, pasi Komisioni Evropian, organi mbikëqyrës i konkurrencës i BE-së, bllokoi një bashkim të njësive hekurudhore të Siemensit dhe Alstomit. /Telegrafi/

 

Artikulli paraprak“Alcatraz of the Rockies”, karakteristikat e burgut të sigurisë së lartë ku “El Chapo” do ta kalojë pjesën tjetër të jetës (Foto/Video)
Artikulli vijuesTrepça vlen 500 miliardë dollarë