Gjykata Kushtetuese nga nesër në pushim veror, PSP dhe kryqi në Butel do ta presin shtatorin

Gjykata Kushtetuese nesër do ta mbajë seancën e fundit përpara pushimeve verore. Seanca e ardhshme do të mbahet më 1 shtator, kur gjykatësit do të kthehen në përbërje të plotë dhe do të vazhdojnë me punë thonë nga gjykata.
Pas seancës së djeshme, ashtu siç tha sekretarja gjeneralë e Gjykatës Kushtetuese, Olivera Filipovska, nuk do të shqyrtohen iniciativat, por vetëm tekstet draft – vendimet që i ka sjellë gjykata.

Kjo do të thotë se iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë për ligjin për Prokurori Speciale Publike (PSP), eventualisht do të gjendej në rend dite të seancës së gjykatësve kushtetues në vjeshtë.

Shqyrtimi i kësaj iniciative, është edhe njëra ndër kërkesat kryesore të “Revolucionit Laraman” dhe opozitës.

Iniciativa për kushtetutshmëri të PSP-së, ka qenë e dorëzuar në gjykatë përpara gjashtë muajve, por deri më tani nuk është gjetur në asnjë rend dite të seancave të deritanishme.

Për vendim, do të presë edhe iniciativa për kushtetutshmërinë e vendimit për vendosjen e kryqit 55 – metra në Komunën e Butelit, të cilin në mars të këtij viti e ka dorëzuar kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, sepse sipas tij, vendimi nuk a qenë në pajtueshmëri me Parimin e Badinterit.

Kjo iniciativë, edhe pse ishte në rend dite të gjykatës, shqyrtimi i saj tre herë është anuluar.

Artikulli paraprakFamiljarët e viktimave britanike në luftën e Irakut: Tony Blair është terroristi më i keq i botës
Artikulli vijuesNjë bisedë mes hoxhallarëve Bekir Halimi dhe Elvis Naçi