Evropa ska zgjidhje kundër dhunimit të fëmijëve, çdo i pesti fëmijë dhunohet

Pas disa të dhënave alarmante të ofruara në internet nga Këshilli i Evropës, si dhe nga shoqatat që luftojnë kundër dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve, të tjera të dhëna shqetësuese për këtë fenomen vijnë nga Europa. Vetëm gjatë vitit 2011 raportet shënojnë një rritje me 48,11 % të rasteve të dhunës dhe përgjegjës në të shumtën e rasteve janë rrjetet sociale.

“Në vitin 2011 kemi dërguar 1.175 protokolle. Këto janë treguar në mijëra faqe që përmbajnë fotot dhe videot e fëmijëve të shfrytëzuar seksualisht dhe adoleshentëve. Rrjete sociale janë përgjegjëse sepse përdorin për qëllime të paligjshme, adresat e email të pedofilëve të dyshuar”, thotë Don Di Noto, kreu i shoqatës kundër pedofilisë.

Sipas shifrave të dhëna nga Këshilli i Evropës të paktën 1 në 5 fëmijë abuzohet. Kjo do të thotë, që në një klasë prej 25 fëmijë, të paktën 5 prej tyre do të jetë viktimë e pedofilisë. Ky lloj abuzimi është edhe më i rrezikshëm sepse nuk mund të kontrollohet dhe nuk mund të denoncohet nga fëmijët. Por si ta luftojmë këtë “murtajë” të tmerrshme? Ja disa këshilla nga shoqatat dhe institucionet:

– Flisni shpesh me fëmijët edhe pse disa argument janë të vështira që t’ua sqarojmë atyre.

– Tregojini fëmijës se të besosh në vete është gjëja më e mirë dhe se ju jeni gjithmonë në anën e tyre.

– Bindeni çdo ditë se ju jeni aty për të dhe se do të kujdeseni që ai të jetë mirë.

– Fëmijët duhet të informohen se ekzistojnë profesionistë të cilët mund të ndihmojnë ata (mësuesit, punonjësit socialë, Avokatë të Popullit, mësuesit, psikologët e shkollave, policia), dhe se ka shumë linja të veçanta telefonike për të cilat fëmijët mund të kërkojnë këshilla dhe ndihmë./botasot


Artikulli paraprakGalaxy S III në Amazon
Artikulli vijuesGoogle: Eric Schmidt u shpërblye me 101 milionë vitin e kaluar