Evropë, fillon shitja e LG Optimus L7 P700!

LG edhe zyrtarisht ka njoftuar se modeli i saj i ri i telefonit në Android, Optimus L7 P700 do të jetë në dispozicion për shitje në kontinentin e Evropës dhe Azisë.

L7 do të kushtojë rreth 300 euro, i zhbllokuar dhe pa ndonjë kontratë me operatorët mobil të vendeve të caktuara. 

Optimus L7 është pjesë e linjës L të telefonave të prodhuesit të njohur LG, dhe i njëjti mbështetet nga versioni i ri i Android, Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç WVGA IPS, rrjetet HSDPA, NFC, GPS, Wi-Fi b/g/n, DLNA, kamerën e pasme me 5MP, procesorin me 1GHz, 512MB RAM, 4GB memorie të brendshme, si dhe mbështetje për mikro SD kartelë.

Artikulli paraprakLumia 900 për vetëm 49 dollarë
Artikulli vijuesNjerëzit duan iPad më të vogël