Në të gjitha portalet sot lajm është arrestimi apo intervistimi i një vajze boshnjake nga Mitrovica, për mundësinë e lidhjes me DAESH. Deri më tani nuk dihet saktësia e këtij lajmi dhe çka është puna e asaj vajze, ndërsa portalet kanë postuar këtë lajm duke e marrë disa vajza ose një vajzë e cila ka nikab, apo mbulesë që ia mbulon edhe ftyrën.
Se çfarë është kjo fushatë është për tu çuditur! Sikur do të thotë, ato që mbajnë nikab janë të rrezikshme dhe kur flasim për njerëz të dyshuar ata patjetër mbajnë nikab.
Kjo urrejtje ndaj shamisë fillimisht e pastaj deri te nikabi, është e rrezikshme për ndërtimin e një shoqërie normale, ku e drejta e besimit dhe mos paragjykimit të besimit duhet të jetë për të gjithë. Derisa dikush është nën hetime, nuk dmth që është i fajshëm. Fatkeqësia ekziston se te ne mediat e gjejnë edhe fajtorin dhe japin dënimin, për disa klikime.
Fotografitë e lidhura me lajmin, janë në shpërputhje totale. Bile te Koha, në foto shihet i arrestuar një mashkull!/KohaIslame