Horror në Itali, vret të vëllain dhe i tret trupin në sodë kaustike

Zbulimi i një vrasjeje makabër ka tronditur sot Italinë. Një grindje mes dy vëllezërve disa ditë më parë ka përfunduar me vrasjen e njërit, por krimi është zbuluar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në Piano di Sorrento (Napoli), ku Salvatore Amuro, 52 vjeç, dyshohet se ka vrarë të vëllain, Francesco, 52 vjeç, më 7 dhjetor. Më pas, për të fshehur krimin, ai e ka hedhur trupin e viktimës në sodë kaustike, duke humbur çdo gjurmë të tij.

Amuro është arrestuar nga policia dhe më pas është marrë në pyetje. Zhdukja e viktimës ishte denoncuar në polici prej disa ditësh.

Sipas policisë së Napolit, tretja e trupit të viktimës në lëndën kimike është bërë në afërsi të banesës së autorit. Në vendin e krimit po bëhen verifikime shkencore.

Artikulli paraprakTurqia i bllokon 27 anije Rusisë në portet e saj
Artikulli vijuesJa kush na flet për "Extremizëm Islamik" politikanët me xhepat e mbushur! (FOTO)