Facebook: Agron Selimaj, drejtor i AKI-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në bazë të nenit 84 paragrafi 21, nenit 94 paragrafi 8, nenit 129 paragrafi 3 të Republikës së Kosovës dhe nenit 5 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, emëruan Agron Selimajn, drejtor të AKI-së

Ndryshe, sipas pikës 5.3 të Nenit 5 të Ligjit për AKI-në, Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

 

Sot bëhen saktësisht 17 ditë prej se Agjencia kosovare e Inteligjencë ka mbetur pa drejtorin të përgjithshëm. Më 16 janar ish- shefi i AKI-së Bashkim Smakaj, dha dorëheqje.

Artikulli paraprakZoologji, a e dini se?!
Artikulli vijuesFëmija terrorist!