Zoologji, a e dini se?!

0
282

Delet

Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

Thëllëza

Thëllëza është në gjendje që të jetojë pa ushqim 30 ditë .

Flutura

Flutura më e madhe në botë është ajo e Braziliane Erebius Agripina që ka gjatësi të krahëve të hapura 20-25 cm. Fluturat shijojnë me ane te këmbeve.

Struci

Syri i një struci është më i madh se truri i tij.

Macja

Në trurin e maceve ka 32 muskuj. Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj. Shkencëtarët britanik kanë llogaritur se macet, të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë 50 milion minj dhe 20 milion zogj të vegjël.

Miu

Minjtë mund të durojnë pa ujë me tepër se devetë.

Ariu

Një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë.

Delfini

Delfinët flenë me një sy hapur.

Peshkaqeni

Peshkaqenët nuk sëmuren.

Majmuni

Thuhet se në Kostarikë është zbuluar një majmun me gjatësi 4.3 metra. Sipas këtij zbulimi del se King Kongu i njohur në film mund të ketë qenë i vërtetë! Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.

Kali

Kuajt flenë në këmbë, ata mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

Shqiponja

Një shqiponjë mund ta shohë gjahun deri në 3000 metra larg.

Milingona

Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu.

Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

Krokodili

Krokodili, vazhdon e zgjatet(rritet) deri në ditën e fundit të jetës. Krokodili me gjatësinë rekord, është gjetur ne Amerike, dhe ishte i gjate 7,2 metra.

Lotët e krokodilit : Prej kohësh njerëzit kishin vëne re se krokodilët pasi hanin gjahun e kapur në ujin e detit fillonin e lotonin. Kjo dukuri të linte përshtypjen se kjo kafshë qante prenë e ngrënë. Prandaj dhe lindi shprehja “lotët e krokodilit” që personifikon hipokrizinë e njerëzve të ligj. E vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshën e ngrënë, por është gjëndra e kripës ajo që prodhon lotët. Dhe pikërisht pasi krokodili ka kollofitur kafshën se bashku me ujin e kripur fillon veprimin e saj gjëndra e kripës që ndalon sasinë e tepërt të kripës e cila del jashtë në formën e pikave të lotëve.

Elefanti

Elefanti me gjithë peshën e tij të rëndë mund të vrapojë me shpejtësi rreth 40 km/h duke ia kaluar edhe njeriut. Elefantët i tremben lepujve dhe qenve qofshin këta edhe të vegjël.

Kërmilli lëviz me shpejtësi prej 0,05 km/h, rreth 100 herë më ngadalë se njeriu. Breshka konsiderohet se ecën ngadalë por ajo arrin 0,37km/h. Macja ecën me shpejtësi 50 km/h. Miu arrin shpejtësi rreth 10 km/h.

Bleta

Për te prodhuar një kilogram mjaltë, një bletë i duhet të thithë nektarin e 12 milion luleve dhe për këtë të përshkojë një rrugë me gjatësi rreth 300.000 kilometra. Bleta është i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.

Breshka

Breshka mund të ecë me 10 km në orë. Breshka mund të arrijë me lehtësi 100 vjet jetë.

Peshku

Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodh vetëm pas 10 min.

Trimmatom nanus është peshku më i vogël në botë me gjatësi 8.6 mm mashkulli dhe 8.9 mm femra.

Zogu

Zogu nuk e ka shqisën e të nuhaturit dhe të shijes.

Qukapiku

Qukapiku në një ditë ha mesatarisht 3000 kandrra.

Mushkonja

Vetëm mushkonjat femra thumbojnë.

Derri

Bartës i rekordit për derrin më të dhjamosur në histori e ka amerikani Eber Big Boy i cili jetonte në shtetin Carolina. Ai kishte derrin që peshonte 863,6 kg. Derri mundë të dhjamoset aq shumë sa në dhjamin e tij mund të jetojnë minjtë, pa i kuptuar fare ai.