Dhe një herë tjetër Facebook po ja shpërblen më së miri besimin 1.35 miliard përdoruesve të këtij rrjeti social. Në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur (NCMEC), Facebook do të publikojë postime të shënjestruara që quhen Amber Alerts në kryefaqet e përdoruesve për të ndihmuar në këtë mënyrë gjetjen e fëmijëve të humbur. Këto mini postime mund të shpërndahen si nga faqja e Facebook ashtu si dhe nga aplikacion Facebook në smartfonë. Ato do të përfshijnë foto të fëmijëve të humbur dhe detaje të rëndësishme rreth tyre si përshkrimin fizik, emrin apo herën e fundit që është parë. Por sigurisht që ka disa kritere për këto publikime që vendosen nga zyra vendase e policisë. Individët e humbur që do të publikohen për ndihmë duhet të jenë deri në moshën 17 vjeç. Postimet do të publikohen në varësi të vendndodhjes gjeografike. Ndërkohë disa përdorues të Facebook në vitet e fundit kanë qenë me fat dhe kanë mundur të gjejnë përmes këtij rrjeti social prindërit e tyre biologjik apo familjarët e humbur. Por tani me lançimin e këtij opsioni të ri pritet që të shihen më shumë raste të tilla përmes platformës Facebook. Marrë nga: ATA
You Might also Like
Serbia dhe Mali i Zi të ndara në shërbimin e AdWords të Google
Për reflektimin dhe respektimin e kufijve reale mes Serbisë dhe Malit të Zi shërbimi AdWords…
By
Redaksia
1 Min Read
Galaxy S5 vjen këtë muaj nga Samsung
Samsung Electronics do të zbulojnë një version të ri të telefonit të tyre nga seria…
By
Redaksia
1 Min Read
Butoni Like në Facebook bëhet me emotikone
Këto javët e fundit është spekuluar se rrjeti social Facebook do të bëjë disa ndryshime…
By
Redaksia
1 Min Read
Apple do të paguaj gjobë prej 2.25 milionë $
Apple është dakorduar që të paguajë një gjobë prej 2.25 milionë $ në Australi mbi…
By
Redaksia
1 Min Read
Një problem sigurie tek monedha digjitale bllokoi qindra miliona dollarë
E sotmja nuk është një ditë e mirë për Ethereum. Një problem sigurie zbuluar në…
By
Redaksia
1 Min Read
INTEL NUK HEQ DORË NGA SANDY BRIDGE
Nga desktopët, laptopët e deri te notebookët, platforma Intel Ivy Bridge e Intel ka lënë…
By
Redaksia
1 Min Read
