Serbia dhe Mali i Zi të ndara në shërbimin e AdWords të Google

Për reflektimin dhe respektimin e kufijve reale mes Serbisë dhe Malit të Zi shërbimi AdWords i Google do të bëjë ndarjen mes këtyre dy shteteve në dy vende të veçanta.

Ndërkohë që në një ose disa fusha reklamimi këto dy shtete deri tani janë paraqitur në një lokacion të vetëm.

Por duke filluar nga data 24 tetor 2012 Serbia dhe Mali i Zi do të jenë të ndarë kur bëhet fjalë për fushatat e reklamave në këtë shërbim. Gjithashtu AdWords rekomandon që të monitorohet ky ndryshim.

Ndërkohë duhet përmendur se Kosova, pavarësisht numrit të madh të përdoruesve vazhdon të mbetet jashtë listës së AdwWords të Google, por edhe të shume kompanive të tjera të internetit.

Google AdWords është shërbimi kryesor i Google për reklama.

Programi AdWords përfshin shpërndarjen lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare të reklamave. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakPanxhari i kuq rinon dhe rrit energjinë
Artikulli vijuesSi të vrapohet pa dhimbje barku?