Facebook-u dhe Twitter-i kanë fshirë sasi të mëdha me përmbajtje të çështjes palestineze

Ayelet Shaked – Ministri izraelit i Drejtësisë

Facebook-u dhe Twitteri ditëve të fundit kanë fshirë mijëra postime, faqe dhe llogari personale si përgjigje kërkesës së ministres izraelite të drejtësisë, raporton Quds Press.

Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raporton fjalimin e ministrit izraelit të drejtësisë në të cilën ajo thotë: “Ne patëm sukses në arritjen e qëllimit meqë 70 % të kërkesave tona u përmbushën (për fshirjen e përmbajtjeve nga Facebook dhe Twitter).

Ajo gjithashtu shtoi: “Ne patëm sukses të fshijmë përmbajtjet nxitëse që thirrin për vrasje dhe dhunë në internet.”
Shakedi potencoi që zvogëlimi i nxitjeve në internet, zvogëlon edhe sulmet ndaj izraelit.

“Kjo tregon lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet nxitjeve të internetit dhe dhunës në izrael,” potencoi ajo.

Burimi: The Middle East Monitor

Shqipëroi: L.M.

(Islampress)

Artikulli paraprakMuslimanët pakistanezë ndërtojnë kishë për fqinjët e krishterë
Artikulli vijuesTurqi: Për 40 vjet mbi 121 mijë hafiz të Kuranit