Muslimanët pakistanezë ndërtojnë kishë për fqinjët e krishterë

Në provincën Punjab të Pakistanit, fshatarët muslimanë kanë ngritur fonde për t’i ndihmuar fqinjët e tyre të varfër të krishterë ta ndërtoj kishën e parë dhe të vetme në fshatit

“Iniciativa ka filluar menjëherë pas festës së pashkëve, nga një grup i bashkësisë së muslimanëve në fshatin Faisalabad. Jemi një komunitet i vogël i krishter në fshat, prej vetëm 20 familjeve, e që nuk kemi vend për adhurim”, thotë Fr. Aftab James, prift lokal i fshatit.

Sipas tij, të krishterëve iu është dashur që të shfrytëzojnë shtëpinë e dikujt apo ndonjë lokacion tjetër për të kryer ritet e tyre të lutjeve gjatë ditëve të shenjta.

“Banorët muslimanë të qytetit kanë ofruar ndërtimin e kishës si dhuratë për ne, dhe ne u jemi shumë mirënjohës për këtë veprim të tyre të mrekullueshëm që na bën të ndjehemi krenarë”, thotë prifti.
Komuniteti deri tani ka grumbulluar 150,000 rupi pakistanezë (afërsisht $1,500), ndërsa kostoja totale për ndërtimin e kishës vlerësohet në afër 700,000 rupi ($7,000). (Islamgjakova)

Artikulli paraprakPosta e SHBA-së, pullë poste të veçantë për Ramazan
Artikulli vijuesFacebook-u dhe Twitter-i kanë fshirë sasi të mëdha me përmbajtje të çështjes palestineze