FADILI

Salih KABASHI

FADILI që i blinte buletat e aeroplanit Ibrahim Rugovës

Fadilin e quanim “turk”. Sepse turqisht kishte mbaruar shkollën fillore e të mesme në Gostivarin e tij.

Shumë i ri kishte nisë punë në Zagreb, pastaj edhe në Lubjanë.

Shqipja e tij është plot ngjyra dhe fjalë të ardhura nga kahmosi ballkanik.

Veçse shqiptarësinë Fadili e ka krejt të pastër, bile më të pastër se ne që dikur donim që atë nga “turk” ta bënim shqiptar!

Fadili ishte nga ata që i blente biletat e aeroplanit sa herë kishte nevojë që Ibrahim Rugova dhe liderë e aktivistë të tjerë të rinj shqiptarë tê ’90-tave të shkonin në Evropë e në Amerikë.

Edhe t’u blenin garderoba e t’i bënin – kollomoç.

Sot pimë kafe me Fadilin. E gjeta të qeshur, jashtëzakonisht të zgjuar. Na mungonte shoku i kahershëm Veli Ademi, i cili ndërkohë është konvertuar në zvicran…

Kishte një projekt: Të ngriste një godinë shkollore për nxënësit shqiptarë të vendlindjes së tij.

Fadili, turku im i dashur, ka dyqanin e tij në qendër të Lubjanës, në rrugën e famshme Mikloshiçeva… Ka plot histori që duhet me patjetër të merren shënim…

12311035_10153797107086514_166921164878106045_n

Artikulli paraprakVIDEO – Kërkes nga ambasada e Holandës për takim me Hoxhën Bekir Halimi
Artikulli vijuesIsmail Qemali në mesin e Hoxhallarëve – Foto e rallë