Fajdegjinjtë institucional në Kosovë vetëm nga tarifat për shërbime, për tre muaj fitojnë 22 milionë euro

Ndonëse kanë përmbyllur vitin me dhjetëra miliona euro fitim, bankat komerciale që veprojnë në Kosovë vazhdojnë të ngrenë edhe më tutje çmimet në disa shërbime bankare, të cilat çmime në disa vende të tjera ofrohen falas.
Kështu, tarifat për shërbime bankare fillojnë nga 1 euro nëse je klient i bankës e shkojnë deri në 2 euro nëse nuk je klient i bankës në të cilën kryen shërbimet.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka një rritje të të hyrave nga tarifat dhe komisionet prej 3,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas raportit mbi pasqyrën e të ardhurave të industrisë bankare, të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, të hyrat nga tarifat dhe komisionet gjatë tremujorit të parë të vitit 2014 (janar-mars 2014) kanë qenë 21.2 milionë euro, përderisa në tremujorin e parë të vitit 2015 (janar-mars 2015) kanë qenë 21.9 milionë euro. /Zëri/Telegrafi/
Artikulli paraprakGoli i Gashit më i bukuri në Zvicër
Artikulli vijuesCilat shtete e kanë internetin më të shpejtë në botë?